Haradinaj emëron edhe një Këshilltar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e ka ndërmend te ndalet. aAi vazhdon te shtoje stafin e tij pa ndal.

Ai ka emëruar sot Ibrahim Demë Pozharin, këshilltar të jashtëm politik.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se biografia dhe rrugëtimi jetësor i disa njerëzve është emërkuptim i lirisë së shqiptarëve dhe respekti për ta është dëshmi e kujdesit tonë për vlerat kombëtare e njerëzore.

“Mjeku me përvojë të gjatë, Ibrahim Demë Pozhari, i biri i patriotit të devotshëm Demë Ali Pozhari, që i ka dhënë emër idesë së shqiptarizmit, me vullnet i është vënë në shërbim Republikës së Kosovës. Në shenjë mirënjohjeje për profesionalizmin e tij dhe për veprën e familjes së tij në shërbim të atdheut, e kam emëruar sot Ibrahim Demë Pozharin Këshilltar të Jashtëm Politik”, ka shkruar Haradinaj.