Haradinaj emëron këshilltar politik Naim Malokun

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka emëruar këshilltar politik Naim Malokun.

Kjo është bërë e ditur nga vetë kryeministri Haradinaj, përmes rrjetit social Facebook.

Ai fillimisht tha se vetëm e ka nderuar Malokun me medalje, ndërsa më pas e ka përditësuar postimin duke shtuar se e ka emëruar edhe këshilltar politik.

“Kënaqësi ta prisja këtë mëngjes veprimtarin e hershëm të çështjes shqiptare, eprorin e UÇK-së dhe bashkëpunëtorin tim të afërt. Naim Maloku një jetë qëndroi në shërbim të Kosovës. Në shenjë mirënjohje i kam dhuruar Medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe po ashtu pata nderin ta emëroj Këshilltar Politik”, ka shkruar ai.