Ka filluar sot aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”, i cili mbaron më 15 dhjetor, kur edhe mendohet të pastrohen të gjitha hapësirat në Kosovë.
Aktivitetit i janë bashkuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ministra, ambasadorë dhe shumë aktivistë.
Aktivistë të “Let’s do it Kosova” thanë se sot në të gjitha komunat e Kosovës po punohet për pastrim, ku janë të angazhuar rretj 100 mijë vullnetarë.
I gjithë ky aktivitet po bëhet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit, njofton Klan Kosova.








