Haradinaj insiston në votën e Tahirit

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj dhe deputeti i shumë përfolur ditëve të fundit nga AKR, Labinot Tahiri janë në një takim.

Besohet se ky takim që po ndodh në një nga hotelet luksoze në periferi të Prishtinës ka të bëjë me qëndrimin dhe votën e deputetit të AKR-së për kryeparlamentarin, ashtu si edhe për vetë Haradinaj.

Deputeti Tahiri ka qenë në qëndër të vëmendjes mediatike, duke u diskutuar si emër i mundshëm nga koalicioni LAA, që do të mbështesë koalicionin PAN, njofton Klan Kosova.

Vetë ai nuk ka qenë asnjëherë shumë i qartë lidhur me qëndrimin që do të mbajë, pasi shumë shpesh ka deklaruar se ai ka simpati për Haradinajn, por edhe duke thënë se nuk del jashtë qëndrimit të partisë, dhe kreut të saj, Behgjet Pacolli.