Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj akuzave të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit, i cili tha se Haradinaj ka një marrëveshje sekrete me Listën Serbe.
“Me Listën Serbë nuk ka marrëveshje tjetër përveç asaj për bashkëqeverisje, si edhe me partitë tjera. E vetmja marrëveshje që ka ramush Haradinaj ka vetëm marrëveshje për bashkëqeverisje në me parime, betimi është bërë me Kushtetutën e Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai poashtu ka thënë se opozita nuk ishte e interesuar për debat në ditën kur është votuar Qeveria, prandaj sipas tij akuzat që po i bënë sot opozita janë të padrejta.
“Nëse doni me pas seriozitet kështu shkon, nëse doni me ba fizkultura atëherë në rregull, keni filluar me opozitarizëm. Iu kam dërguar programin qeverisës brenda javës, i mirë e i keq, e keni. Kur doni të bisedoni për programin, unë vi. Kur doni interpelancë vi iu respektojë”, është shprehur Haradinaj.
Më tej, ai ka kërkuar mirëkuptimin e deputetëve dhe është larguar nga seanca.
“Iu kërkoj mirëkuptimin e deputetëve, se po vazhdojë me punë, e ju vazhdone debatin. Ditën e Mirë”, ka përfunduar Haradinaj.