Haradinaj liron nga detyra zëvendësministrin Musa Cena

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena.

Haradinaj ka thënë se vendimi është marrë mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena. Vendimi është marr mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij. Ftoj organet e rendit dhe të drejtësisë, që ta kryejnë punën me përgjegjësi në çdo situatë. Lirimi është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërish”, ka bërë të ditur Haradinaj në Facebook.

Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë ditës së djeshme ka vendosur nga një muaj paraburgim për zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena dhe dy të dyshuarit e tjerë për marrje të ryshfetit, Hazër Shehu dhe Nysret Shala.