Haradinaj për Ramën: Shqiptarët i dua njësoj. Borxh, t’ju tregoj të vërtetën

Pak çaste më parë në një konference për shtyp në Prishtinë, kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pyetur për të komentuar deklaratat e kryeminstrit Rama në Facebook.

“Për mua shqiptarët edhe të majtë edhe të djathtë janë vëllezërit dhe motrat e mi. Siç ka thënë At Zef Pllumi, Rrno për me tregu, edhe unë do ua tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen ose nuk i pëlqen dikujt.

Do ua tregoj çdo herë për shkak se jemi në obligim me qytetarët për transparencë për atë që po ndodh në këto procese të interesit nacional”, tha Haradinaj.