Haradinaj premton mbështetje për investitorët nga diaspora

Jemi me fat që kemi diasporën, të cilët me investimet e tyre ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit dhe shtimin e vendeve të punës, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj në takim me ndërmarrësin Avdi Tafilaj.

Ai ka shprehur kënaqësinë që bashkatdhetarët janë duke shprehur interesimin e tyre për të investuar në Kosovë, duke thënë se do ta kenë mbështetjen e qeverisë që investimet e tyre të gjejnë hapësirën e duhur.

Haradinaj theksoi se bashkatdhetarët kanë ndihmuar Kosovën në të gjitha periudhat, tani ka ardhur koha që përmes investimeve të tyre të ndihmojnë zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe potencialin e tyre ekonomik ta investojnë në vendin e tyre dhe t’i japin shtysë zhvillimin ekonomik.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet maksimalisht e përkushtuar në forcimin e mekanizmave ligjor që sa më shumë investime të vijnë nga diaspora dhe të gjejnë hapësirën e duhur për investime në vendin e tyre, në vendin tonë të përbashkët, Kosovën”./klankosova