Haxhi Krasniqi mban konferencë për media në Prishtinë

Kampioni i Botës në Boks, Haxhi Krasniqi nesër do të mbajë një konferencë për media në Prishtinë.

Këtë lajm Krasniqi e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, ku ka falënderuar të gjithë gazetarët për përkrahje në rrugëtimin e tij drejt titullit të Botës, raporton Mesazhi.com

Ky është statusi i tij i plotë:

Rrugëtimi im në sport nuk do ta kishte madhështinë që e ka pa juve. Gazetarë të dashur, faleminderit për gjithçka që keni bërë deri më sot për punën time.
Rrugët tona nuk ndahen tani, madje besoj se do të punojmë fuqishëm në ngritjen e sportit e në krijimin e Majlindave, e Robinëve të ri.
Andaj ju ftoj të gjithëve që me datë 15.10. në ora 11:00 të mbajmë një konferencë për media në Sëiss Diamond Prishtinë.
Le ti japim përgjigje të gjitha pyetjeve, le ta sjellim titullin në Prishtinë e amanetin në vend.
Ju mirpresim të Enjtën me 15 Tetor në ora 11:00 në Sëiss Diamond në Prishtinë.