Haxhiu: Do ta denoncojmë çdo punëdhënës që e shkelë vendimin e qeverisë kundër koronavirusit

Nga Qeveria e Kosovës kanë paralajmëruar edhe një herë masa ndëshkuese për punëdhënësit që nuk zbatojnë masat e parapara kundër koronavirusit.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se pika e parë e vendimit të qeverisë kërkon lirimin e njërit prind nga puna për shkak të kujdesit ndaj fëmijëve, shkruan lajmi.net.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se vendimi në fjalë nuk po zbatohet.

Sidoqoftë, Haxhiu ka paralajmëruar masa ndaj secilit punëdhënës që e shkelë vendimin në fjalë.

Postimi i plotë i ministres Haxhiu:

Punëdhënësit duhet të zbatojnë Vendimin e Qeverisë edhe për nënat vetushqyese.

Pika e parë e Vendimit të Qeverisë kërkon lirimin e njërit prind nga puna për shkak të kujdesit ndaj fëmijëve.

Në rastet e nënave vetushqyese ky Vendim nuk po zbatohet me arsyetimin e mospërmendjes shprehimisht në Vendim.
Nënat vetushqyese i rrisin fëmijët të vetme.
Abuzimi i punëdhënësve në këto raste është i papranueshëm dhe penalizohet!

Qëllimi i lirimit të njërit prind është kujdesi ndaj fëmijës dhe në rastet e nënave vetushqyese do të thotë që duhet të lirohet nëna!

Do ta denoncojmë secilin punëdhënës që e shkelë Vendimin.