Hekurudhat e Kosovës përfitojnë një grant prej 17 milionë eurosh

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare për rehabilitimin e lidhjes hekurudhore Fushë Kosovë-Mitrovicë.

Në këtë rast, hekurudhat e Kosovës do të jenë përfituese të një granti prej 17 milionë eurosh, raporton Indeksonline.

Kjo marrëveshje në fjalë është për negocim të marrëveshjes për grant nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit me vlerë prej 17,200.000 (shtatëmbëdhjetë milionë e dyqind mijë euro).