Heq këpucët dhe i jep dhuratë – akti i bamirësisë të besimtarit musliman që u bë lajm

Nuk ishte një gjest që mund ta ndryshoj botën, por një që bie në sy më shumë se 1000 fjalë. Një burrë i ri në moshë duke udhëtuar me autobus, e pa një burrë tjetër që ishte i zbathur.

Nuk iu desh shumë kohë për të menduar, dhe menjëherë zbathi këpucët e tij dhe ia dha tjetrit, që me gjasë ishte një i pastrehë.

Me gjithë insistimin e të pranishmëve që të merrnin fotografi nga ky shkëmbim i vogël, por i përzemërt, qytetari i mirë nuk pranoi. Ai deshi që ngjarja të mbetet anonime. Por nuk mbeti. Ata që ishin në autobus ndjekën gjurmët e qytetarit, derisa zbuluan se ai ishte aktivist në një xhami pranë qytetit të tyre. Videoja e titruar në shqip flet më së miri! /MESAZHI/