Heshtin politikanët, votuesit flasin nesër

Sot është dita e heshtjes zgjedhore, ndërsa nesër votuesit “flasin” me votën e tyre.

Pas 30 ditësh fushatë pëër zgjedhjet lokale të 22 tetorit, sot kandidatët për kryetarë komunash dhe asamble komunale heshtin, ndërsa qytetarët me të drejtë vote nesër do të votojnë.

Në këto zgjedhje janë certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për kuvende komunale, në komunat e Kosovës.

Në ditën e zgjedhjeve, në 2 mijë e 505 vendvotime në të gjithë Republikën e Kosovës do të angazhohen rreth 18 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, si dhe rreth 2 mijë anëtarë rezervë.

Gjithashtu, janë trajnuar 17 mijë e 635 komisionarë. Ndërsa, janë akredituar mbi 33 mijë vëzhgues/21Media.