Ish deputeti, Gani Geci është dërguar në paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Këtë vendim e mori sot Gjykata Themelore në Prishtinë, pas seancës dëgjimore, ku Geci u arrestua mesnatën e së hënës nën dyshimet për kërcënim ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj
Vëllai i Gani Gecit, Fadili, ka thënë se janë familje shtetformuese e jo shtetpërfituese.
Fadil Geci tha se krejt luftën e kanë bërë për shtetin e Kosovës, edhe atëherë kur sipas tij, nuk iu konvenojnë vendimet e shtetit.
“Po e shoh një energji të re, jeni gazetarë të rinjë, e di që e doni shtetin, familjet e juaja dhe për hatër të juaj dola këtu. Ne jemi familje shtetformuese, jo shtetpërfituese. Krejt luftën prej fillimit e kemi bërë për shtetin e Kosovës, prandaj jemi sot këtu dhe në atë drejtim do të punojmë deri të vdesim, kjo është e jona. Si familje ne nuk kemi diçka tjetër për sot. Jemi familje shtetformuese, krejt vuajtjet tona i kemi bërë për shtet. Jemi familje shtetformuese, edhe kur nuk është në favorin tonë, shteti e ka vlerën e vet për ne, për familjen tonë dhe për ju për rininë. Prandaj, ju gazetarët e keni një detyrë të shenjtë, me punu drejtë, mos me shpifë, se nuk është në interes me shpifë por në interes është me e thënë të vërtetën”, tha Geci







