Hiqen tarifat e roamingut brenda BE-së

Nga sot ka hyrë në fuqi ligji i Bashkimit Europian për të shfuqizuar tarifat e roamingut për njerëzit që përdorin telefonat mobilë jashtë vendit të tyre.

  Me rregullat e reja, qytetarët që udhëtojnë brenda BE-së do të mund të telefonojnë, dërgojnë mesazhe dhe të hapin internetin në telefonat e tyre me çmimin e njëjtë që paguajnë në shtëpi. Komisioni Europian tha se fundi i tarifave të roamingut është njëri prej sukseseve më të mëdha të BE-së.

“Secilën herë që një qytetar europian ka kaluar një kufi të BE-së, qoftë për pushime, punë, studime, apo vetëm për një ditë, ai është dashur të shqetësohet për përdorimin e telefonit celular dhe tarifën e lartë të roamingut”. “Eliminimi i tarifave të roamingut është një nga sukseset më të mëdha dhe më të prekshme të BE-së”,– tha Komisioni Europian.