Holanda mbledh mbi 88 milionë euro për Turqinë e Sirinë

Mbi 88 milionë euro janë mbledhur në Fondacionin e Organizatave Humanitare Bashkëpunuese (Giro555) për të prekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Donacionet janë bërë përmes thirrjeve telefonike live. Gjithsej 88.921.469 euro.

Më shumë se 170 holandezë figura të njohura ishin të shpërndarë përgjatë të mërkurës nga mëngjesi deri në mbrëmje për të shërbyer te qendra e thirrjeve të Giro555.

Gazetari me origjinë turke që punon në Holandë, Sinan Can, dhe këngëtarja turko-holandeze Karsu Donmez, e kanë bërë shpalljen e totalit të donacioneve dhe në momentin kur në ekran shfaqet shuma, ajo nuk ka mundur t’i mbajë lotët.

“Është e jashtëzakonshme se sa shumë para janë mbledhur në Holandë. Kaq shumë njerëz kanë vepruar duke thirrur në panelet tona, duke dhuruar online, por veprime janë ndërmarrë përreth vendit edhe nga të rinj e të moshuar. Dhe të gjitha këto para janë tepër të nevojshme dhe do të shpenzohen mirë për ndihmë emergjente në Turqi dhe Siri”, ka thënë drejtori i Giro555, Michiel Servaes.

Ky fondacion në vitin 1999 kishte mbledhur për Kosovën 52 milionë euro. /koha