Holandë, familjet tuke marrin letra kërcënuese ku u fyhet feja

Në shtëpitë e familjeve turke në qytetin Zaandam të Holandës janë vendosur letra kërcënuese me përmbajtje islamofobike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave holandeze, në dyert e hyrjeve të shtëpive të dy familjeve turke fqinje është gjetur nga një letër me përmbajtje fyese ndaj muslimanëve dhe një svastikë (kryq i thyer).

Në letrën e gjetur përpara derës së shkarravitur me ngjyrë të kuqe thuhet: “Ju vjen fundi nëse edhe një herë shkoni në xhami”, “Vdiq musliman kancer”.

Zëdhënësi i policisë rajonale, Wendy Boudewijn në një deklaratë për AA tha se kanë filluar hetimet lidhur me rastin pas ankesës së bërë nga familja. Ai bëri të ditur se ende nuk kanë informacione lidhur me atë se nga kush është kryer ky sulm.