Honda elektrifikon 10 modele motoçikletash

Në të njëjtën kohë kompania tha se do të vazhdojë prodhimin e modeleve me motorë me karburant duke premtuar ti bëjë më miqësor me mjedisin.

Prodhuesi më i madh në botë i motoçikletave ka vendosur të elektrifikohet. Ditën e Hënë Honda njoftoi se do të prezantojë 10 motorë elektrikë deri në 2025.

Shumica e tyre do të jenë të disponueshëm në Azi dhe Evropë. Kompania po zhvillon një platformë të re “FUN” dhe planifikon të prezantojë tre modele elektrike të mëdha në Japoni, SHBA dhe Evropë në 2024-25.

Në të njëjtën kohë kompania tha se do të vazhdojë prodhimin e modeleve me motorë me karburant duke premtuar ti bëjë më miqësor me mjedisin.

Kjo përmes një karburanti të ri E20 dhe E100 me përbërje etanoli dhe motorët e këtij lloji do të jenë të disponueshëm mes viteve 2023-25.

Deri në 2024-ën kompania shpreson që të jetë plotësisht neutrale ndaj karbonit ndërsa deri në 2030-ën motorët elektrik do të zënë 15% të shitjeve të kompanisë. /PCWorld Albanian