Honda konsideron ndërtimin e një fabrike të veturave elektrike në Kanada – një nga investimet më të mëdha të kompanisë

Honda Motor Co. po konsideron ndërtimin e një fabrike të veturave elektrike në Kanada, me një projekt prej 13,83 miliardë dollarësh.

Projekti ku përfshihet edhe prodhimi i baterive, thuhet të jetë një nga investimet më të mëdha të Honda-s.

Zyra e ministrit të industrisë së Kanadasë, këtë hap e sheh si dëshmi e reputacionit në rritje të Kanadasë si një furnizues lider global i veturave elektrike.

Prodhuesi japonez i veturave po shikon vende të shumta potenciale për ndërtimin e fabrikës, e cila ende nuk datë të saktë se kur do të fillojë.

Honda tashmë ka plane për të filluar prodhimin dhe shitjen e veturave elektrike edhe në Amerikën e Veriut që nga viti 2026.

Së fundmi, Honda dhe General Motors kanë anuluar planin për të zhvilluar së bashku vetura elektrike të përballueshme, një vit pasi ranë dakord të punonin së bashku në një përpjekje për të mposhtur Tesla-n