Google shtyn çaktivizimin e “cookie” në Chrome edhe për 1 vit tjetër

Në fillim të vitit kompania çaktivizoi cookie-t për 1 përqind të përdoruesve të Chrome, por ato përpjekje duket sikur kanë ngecur në vend. Tani kompania thotë se ky proces nuk do të kryhet këtë vit.

Google vazhdon të premtojë se një ditë do të eliminojë cookie-t e palëve të treta në Chrome, por në të vërtetë nuk ka bërë asgjë.

Në 2020-ën kompania tha se këto cookie do të largoheshin së shpejti përpara se të vendoste ta shtynte në 2023 dhe më pas në 2024.

Në fillim të vitit kompania çaktivizoi cookie-t për 1 përqind të përdoruesve të Chrome, por ato përpjekje duket sikur kanë ngecur në vend. Tani kompania thotë se ky proces nuk do të kryhet këtë vit.

Është e lehtë të kritikohet kompania për këtë, por jo e gjitha është në dirën e Google. Gjiganti i teknologjisë po punon afër me Autoritetet Britanike të Konkurrencës për tu siguruar se mjetet e reja që do të zëvendësojnë cookie-t për gjurmimin e aktivitetit online quajtur Privacy Sandbox nuk janë anti-konkurruese.

Privacy Sandbox ka tërhequr shumë vëmendje kohët vitet e fundit. Mjetet e propozuara që janë pjesë e saj janë kritikuar nga kompanitë e reklamimit, publikuesit dhe agjencitë e reklamimit duke thënë se janë të vështira të operohen dhe nuk arrijnë të zëvendësojnë plotësisht cookie-t tradicionale duke i dhënë Google më shumë kontroll.

Kjo është një prej arsyeve që implementimi i Privacy Sandbox është shtyrë edhe për një vit.