Honda prezantoi hibridin ZR-V për tregun evropian

Honda ZR-V është në shitje në Japoni për gati një vit, dhe tani ky model më në fund ka mbërritur në Evropë.

ZR-V “mbush boshllëkun” mes modeleve HR-V dhe CR-V dhe ofrohet në Evropë me një motor 2 litërsh me teknologji hibride, transmeton Telegrafi.

Është një motor me katër cilindra që shitet edhe në Japoni, dhe fuqia e kombinuar është 181 kuaj fuqi.

Detajet e performancës nuk janë publikuar ende, por Honda premton “përshpejtim të fortë të krahasueshëm me atë të një motori 3 litërsh V6, “falë motorit SUS që “bashkëpunon” me dy motorë elektrikë në një asamble hibride të huazuar nga Civic e:HEV.

Fuqia transmetohet në rrotat e përparme nëpërmjet ndërruesit CVT. Në Japoni, është e mundur të merrni një ZR-V të elektrizuar që bartë fuqinë në të katër rrotat.

Është 4,570 mm i gjatë dhe 1,840 mm i gjerë, duke e bërë atë më afër madhësisë së CR-V në “shkuarje” sesa modeli i gjeneratës së ardhshme.

Me palosjen e ulëseve të pasme, kapaciteti i bagazhit rritet në 1291 litra. E shitjet fillojnë në vjeshtë.