Hong Kong, hapet linja e trenit të shpejtë për në Kinë

Hapet linja e re e trenit të shpejtë e cila lidh Hong Kongun me Kinën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, sot ka është vënë në përdorim pjesa për Hong Kong e linjës së trenit Guangzhou- Shenzhen-Hong Kong.

Bëhet fjalë për linjën e re të trenit të shpejtë e cila Hong Kongun do ta lidhë me 44 destinacione të pjesës kontinentale të Kinës.

Linja Guangzhou- Shenzhen-Hong Kong ulë në 9 orë kohën e udhëtimit në mes të Hong Kongut dhe kryeqytetit të Kinës, Pekinin.

Projekti i linjës së re të trenit të shpejtë thuhet se ka kushtuar 11 miliardë dollarë.