Ballina Artikuj Horizonti mendor i njeriut perëndimor…

Horizonti mendor i njeriut perëndimor…

Hoxhë Halil Avdulli

Sot për sot, këto janë disa nga rregullat që, në masë të madhe, përbëjnë horizontin mendor të njeriut perëndimor:
▪️ Suksesi nuk polemizohet; ai matet.
Nëse funksionon, konsiderohet i drejtë.
Njeriu tradicional pyeste më shumë: “Çfarë është e drejtë?”
Njeriu modern pyet: “Çfarë funksionon?”
▪️ Jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë!
Jeta private është e shenjtë, për sa kohë nuk cenon tjetrin.
▪️ Unë jam qendra e jetës sime!
Individualizmi e ka çliruar njeriun nga shumë varësi të vjetra, por njëkohësisht e ka mësuar ta shohë botën gjithnjë e më shumë nga perspektiva e vetes: çfarë dua, çfarë më pëlqen, çfarë më leverdis dhe çfarë më bën të ndihem mirë. Lidhjet, familja dhe komuniteti rrezikojnë të vlerësohen vetëm për aq sa i shërbejnë individit.
▪️ Koha ikën shpejt vetëm kur argëtohesh.
Kënaqësia është bërë një nga mënyrat kryesore për ta matur cilësinë e jetës.
▪️ Bli, shite dhe konsumo deri në vdekje!
Konsumi nuk është më vetëm nevojë; është bërë mënyrë jetese dhe identitet.
▪️ Mos u ndal së vepruari!
Të jesh i zënë është bërë pothuajse sinonim i të qenit i vlefshëm.
▪️ Nuk ka fitim pa mund.
Vlera e njeriut shpesh matet me atë që prodhon dhe arrin. Në Perëndim, për të pasur duhet një mund i madh; asgjë nuk fitohet lehtë.
▪️ Mos duro kur janë në pyetje të drejtat e tua!
E drejta individuale është një nga vlerat më të forta të këtij sistemi.
▪️ Koha është para!
Edhe koha, edhe jeta, priren të shihen përmes vlerës së tyre ekonomike.
▪️ Zoti i ndihmon ata që ndihmojnë veten.
Përgjegjësia për fatin personal i është besuar, para së gjithash, individit.
Filozofikisht, ky diskutim kap një pjesë të mentalitetit modern, sidomos individualizmin, konsumizmin, produktivizmin dhe pragmatizmin.

Halil Avdulli