Humbja e pasurisë së Elon Musk thyen rekordin botëror

Elon Musk ka thyer rekordin botëror për humbjen më të madhe të pasurisë personale në histori. Nga muaji Nëntor i vitit 2021 deri në Dhjetor 2022 ai humbi rreth 165 miliardë Dollarë, thuhet në një blog në faqen e internetit të Guinness World Records.

Shifrat bazohen në të dhënat nga botuesi Forbes, por Guinness tha se burime të tjera pretenduan se humbjet e Musk mund të ishin më të larta. Kjo vjen pas rënies së vlerës së aksioneve në firmën e makinave elektrike të Musk, Tesla, pasi ai bleu rrjetin social Twitter vitin e kaluar.

Humbjet e Musk që nga Nëntori 2021 tejkalojnë rekordin e mëparshëm prej 58.6 miliardë Dollarësh (47 miliardë paund), të pësuar nga investitori japonez i teknologjisë Masayoshi Son në 2000.

Humbja e vlerësuar bazohet në vlerën e aksioneve të tij, të cilat mund të rifitojnë vlerën e tyre, që do të thotë se pasuria e Musk mund të rritet përsëri.

Në dhjetor, shefi i Tesla-s humbi pozicionin e tij si personi më i pasur në botë nga Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i kompanisë franceze të mallrave luksoze LVMH, e cila zotëron markën e modës Louis Vuitton.

Sipas Forbes, Musk tani ka rreth 178 miliardë Dollarë (152 miliardë Paund), ndërsa Bernard Arnault ka një vlerë të vlerësuar prej 188 miliardë Dollarësh (155 miliardë Paund).