Forcat e sigurisë në Hungari brenda tri ditëve kanë parandaluar hyrjen e 455 migrantëve të parregullt në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga Qendra Kombëtare e Policisë thuhet se 455 migrantë të parregullt që në tri ditët e fundit janë përpjekur të hyjnë në vend janë kthyer nga kufiri, ndërsa në një javë të fundit 30 persona janë arrestuar me dyshimin për trafikim të njerëzve.
Më tej bëhet e ditur se më 10-16 janar, është parandaluar hyrja e 1.062 migrantëve të parregullt, kurse mes 17-23 janarit e 1.394 migrantëve të parregullt.
Për të parandaluar migrantët e parregullt, Hungaria ngriti tel me gjemba në kufijtë me Serbinë dhe Kroacinë, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në rajonet kufitare dhe rriti dënimet për kalimet e paligjshme.
Gjithashtu ishte njoftuar se migrantët e parregullt që do të kapen në mbarë vendin do të nxirren jashtë kufirit të vendit. /aa






