Hungari, në një aksident trafiku humbin jetën 7 emigrantë të parregullt – VIDEO

Csongrad, Hungari

Shtatë persona humbën jetën ndërsa 4 të tjerë u plagosën pasi një automjet që transportonte emigrantë të parregullt u aksidentua në Hungari gjatë ikjes nga ekipet e policisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga policia rajonale Csongrad-Csanad, thuhet se automjeti me targa serbe që transportonte emigrantë të parregullt u përplas me një shtëpi gjatë përpjekjes për t’u larguar nga pika e kontrollit të policisë.

Në aksidentin ku humbën jetën 7 persona u plagosën edhe 4 të tjerë, përfshirë edhe drejtuesin e automjetit.

Drejtuesi i automjetit u arrestua dhe ndaj tij ka nisur hetimi për trafikimin e qenieve njerëzore dhe shkaktimin e aksidentit vdekjeprurës. /aa