Huthit në Jemen kanë deklaruar se kanë sulmuar me raketa balistike dhe dronë një objekt të rëndësishëm të naftës në Arabinë Saudite, pranë Riadit.
Pretendimi erdhi pasi të shtunën u panë flakë dhe një re e madhe tymi mbi rafinerinë e kompanisë saudite Aramco. Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë për shuarjen e zjarrit.
Autoritetet saudite dhe Aramco nuk kanë dhënë menjëherë një deklaratë lidhur me shkakun e zjarrit.
Zëdhënësi i Huthive, Yahya Saree, tha se sulmet shkaktuan zjarre në objektet e goditura dhe se ato ishin përgjigje ndaj sulmeve ajrore saudite kundër zonave të kontrolluara nga Huthit në Jemen, përfshirë kryeqytetin Sana.
Sipas Saree, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer rreth 60 sulme ajrore ndaj zonave nën kontrollin e Huthive. /mesazhi





