
Grupi jemenas Ansar Allah, i njohur si Huthitë, ka përsëritur paralajmërimin ndaj kompanive ajrore, punonjësve të aeroportit dhe udhëtarëve që të mos përdorin Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad të Arabisë Saudite.
Zëdhënësi i grupit, Yahya Saree, e ka cilësuar aeroportin si të pasigurt, duke paralajmëruar se ai mbetet objektiv ushtarak.
Ndërkohë, aeroporti njoftoi të shtunën në mbrëmje se, duke filluar nga e diela, Terminali 1 do të përdoret për fluturimet e brendshme, ndërsa Terminali 2 për fluturimet ndërkombëtare të operuara nga kompanitë ajrore kombëtare.
Operacionet në aeroport ishin ndërprerë më 10 tetor, pas një sulmi të atribuar Huthive, nga i cili, sipas raportimit të Al Jazeera-s, humbën jetën 13 persona dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë.
Paralajmërimi i fundit vjen në një kohë të tensioneve të shtuara dhe shqetësimeve për sigurinë e transportit ajror në Arabinë Saudite. /mesazhi





