Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Fund i bekuar” në një xhami në Malajzi

“Fund i bekuar” në një xhami në Malajzi

Vdekja e një besimtari në pozicionin me sublime të adhurimit dhe reagimet

Një kamera sigurie ka kapur momentet e fundit të një burri që thuhet se vdiq gjatë lutjes në një xhami në Malajzi. Videoja, e cila ka shkaktuar reagime të forta në mediat sociale, tregon besimtarin duke u përpjekur të ngrihet nga sexhdeja, por duke mos mundur dhe duke mbetur i palëvizshëm, ndërsa të tjerët vazhdojnë lutjen e tyre normalisht.

Besimtarët, siç shihet në video, i afrohen burrit vetëm pas fundit të lutjes të parë se çfarë ka ndodhur dhe për t’i ofruar ndihmë.

 

Reagimet në mediat sociale

Videoja u shpërnda gjerësisht në mediat sociale malajziane, ku një përdorues i quajtur Ahmad Haris, i cili postoi pamjet shkroi:

 “Një vdekje për t’u patur zili. Allahu e zgjodhi atë ndërsa ai po e adhuronte me rënie sexhde”, shkroi ai, ndërsa shprehu ngushëllimet e tij familjes e të ndjerit.

Në të njëjtin postim, ai shtoi lutjen: “O Allah, na jep një fund të mirë kur të vdesim.”

Ngjarja shkaktoi emocione midis disa përdoruesve myslimanë, të cilët u përqendruan në rëndësinë e veçantë fetare të vdekjes gjatë adhurimit.

Përdorues të tjerë shprehën habi që njerëzit e pranishëm nuk e ndaluan menjëherë lutjen e tyre kur burri mbeti i palëvizshëm.

 

Rëndësia e sexhdes në Islam

Pozita e sexhdes, pra, balli mbi tokë, është kulmi i adhurimit të Zotit, pasi ngërthen përulësinë, nënshtrimin dhe përkushtimin e krijesës ndaj Krijuesit.

Për këtë arsye, disa përdorues të mediave sociale i përshkruan llojin e vdekjes si një “fund të bekuar”. /tesheshi