Hyn në fuqi Ligji për Prishtinën, Nushi emërohet nënkryetar

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në faqen e tij zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se qysh nga dita e djeshme Ligji për Prishtinën ka hyrë në fuqi.

“Dje ka hyrë në fuqi Ligji për Prishtinën. Pjesë të ndryshme do të zbatohen sipas planeve që do ti dakordojmë me ministrinë”, ka shkruar kryetari Ahmeti.

Ahmeti, po ashtu, ka treguar se Muhedin Nushi është emëruar nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

“Drejtori reformator i Administratës, Muhedin Nushi është emëruar nënkryetar i Komunës tonë. Suksese Muhdedin!”, ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë se më 17 maj të këtij viti është miratuar Ligji për Prishtinën në Kuvendin e Kosovës me 66 vota pro, nga gjithsej 67 deputetë sa kanë marrë pjesë në votim./koha.net