I dërguari palestinez në OKB: Izraeli nuk ka “asnjë të drejtë” të pengojë namazin

Riyad Mansour

Riyad Mansour, ambasadori palestinez në Kombet e Bashkuara, dënoi veprimin izraelit në xhaminë Al-Aksa në një konferencë për shtyp të mërkurën, duke thënë se është “e drejta ekskluzive e muslimanëve palestinezë” të praktikojnë traditat e tyre fetare atje.

“Është e drejta e besimtarëve muslimanë palestinezë që të ushtrojnë detyrat dhe namzet e tyre fetare në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit dhe në çdo kohë tjetër në xhaminë e shenjtë Aksa”, tha Mansour.

“Autoriteti pushtues izraelit nuk ka asnjë të drejtë t’u thotë njerëzve kur të luten dhe kur të mos falen.”