Ballina Lajmet Rajon dhe Botë IAEA paralajmëron: Konflikti Izrael-Iran rrezikon sigurinë bërthamore dhe diplomacinë

IAEA paralajmëron: Konflikti Izrael-Iran rrezikon sigurinë bërthamore dhe diplomacinë

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA), Rafael Grossi, ka paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit përbën një rrezik serioz për sigurinë bërthamore dhe përpjekjet diplomatike në rajon.

Duke folur në një seancë urgjente të Bordit të Guvernatorëve të OKB-së për çështjet bërthamore, të mbajtur të hënën në Vjenë, Grossi tha se rajoni ndodhet në një pikë kritike.

“Përshkallëzimi ushtarak rrezikon jetë njerëzish, rrit mundësinë e një çlirimi radioaktiv me pasoja serioze për njerëzit dhe mjedisin, dhe vonon punën jetike për një zgjidhje diplomatike që do të garantojë se Irani nuk do të sigurojë një armë bërthamore,” deklaroi ai.

Grossi u bëri thirrje të gjitha palëve që të tregojnë përmbajtje maksimale, duke theksuar se siguria e objekteve bërthamore dhe stabiliteti rajonal nuk duhet të rrezikohen nga konflikti ushtarak. /mesazhi