Icardi largohet në fund të sezonit, e zëvendëson ky sulmues

Mauro Icardi do të largohet nga Interi në fund të sezonit.

Sulmuesi argjentinas është rikthyer në skuadër pas dy muajsh, duke arritur të shënoi nga penalltia në fitoren 0-4 të Interit në udhëtim te Genoa.

Por, pavarësisht këtij kthimi, e ardhmja e 26 vjeçarit duket larg Interit.

Sipas ‘Tuttosport’, ka një marrëveshje mes Interit dhe Icardit, që ky i fundit të ndihmojë skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, dhe për t’u shitur gjatë verës, përcjell ‘lajmi.net’.

Pasuesi i Icardit pritet të vijë nga Serie A. Bëhet fjalë për sulmuesin e Romës, Edin Dzeko.

33 vjeçari boshnjak, në afër 100 paraqitje për Romën ka shënuar 60 gola./