Ballina Artikuj Idhujtaria, gjakderdhja dhe shkelja e nderit: kanë një emërues të përbashkët

Idhujtaria, gjakderdhja dhe shkelja e nderit: kanë një emërues të përbashkët

Hoxhë Halil Avdulli

Allahu i Madhëruar e ka përmendur shirkun, vrasjen dhe zinanë në një ajet të vetëm, duke ua lidhur edhe pasojën:

“Dhe ata që nuk adhurojnë krahas Allahut ndonjë zot tjetër, nuk e vrasin njeriun që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë, dhe nuk bëjnë zina. Kush e bën këtë, do të gjejë dënim. Atij do t’i shumëfishohet dënimi Ditën e Kiametit dhe do të mbetet në të i poshtëruar.”
(El-Furkan, 68-69)

Pse i bashkoi Allahu këto tri vepra?

Sepse ato kanë një element të përbashkët: padrejtësinë (zullumin).

Shirku është padrejtësia më e madhe, siç thotë Allahu:

“Vërtet, shirku është padrejtësi e madhe.”
(Lukman, 13)

Hoxhë Halil Avdulli