Ballina Lajmet Kosovë IKSHPK-ja konfirmon: Uji i Badocit është i sigurt për pije

IKSHPK-ja konfirmon: Uji i Badocit është i sigurt për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se uji i Liqenit të Badocit është i sigurt për pije.

Në një postim në Facebook, IKSHPK-ja ka njoftuar se nga monitorimet e fundit të cilësisë së ujit të pijshëm në zonën e furnizimit PR03 nga Ujësjellësi i Badocit është vërejtur ulje e dukshme e vlerave të turbullirës.

“Analizat laboratorike të realizuara gjatë tri ditëve të fundit në Laboratorin e IKShPK-së, tregojnë se vlerat e turbullirës dhe gjithë parametrat tjerë (bakteriologjikë dhe fiziko-kimik) janë brenda kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ (UA) nr. 10/2021 – ‘Cilësia e ujit të destinuar për konsum nga njeriu’”, thuhet në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, bazuar në këto rezultate laboratorike, uji në zonën e furnizimit nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije.