Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar qytetarët se, si pasojë e rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit “Badoc”, ky ujë nuk rekomandohet për pije deri në njoftimin e radhës.
IKShPK ka bërë të ditur se situata është duke u përcjellë nga afër në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, me qëllim të vlerësimit të vazhdueshëm të cilësisë së ujit dhe marrjes së masave të nevojshme.
Nga Instituti theksojnë se qytetarët do të informohen me kohë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë çështje dhe u bëjnë thirrje që të respektojnë rekomandimet deri në stabilizimin e plotë të parametrave të ujit.







