Imam Shafiu dhe studenti i tij

Një nga studentët e Imam Shafiut emri i tij ishte Junus. Nuk u pajtua me mësuesin e tij, Imam Shafiun për një çështje, kështu që u ngrit i zemëruar dhe u largua nga mësimi dhe shkoi në shtëpinë e tij.
Kur ra nata, dëgjoi një trokitje në derën e tij.
Junusi tha: Kur e hapa derën, u befasova kur pash Imam Shafiun.
Shafiu më tha:
O Junus, qindra çështje na bashkojnë mos lejo qe një çështje të na ndaj!
O Junus, mos u mundo të fitosh ne të gjitha polemikat sepse ndonjëherë të fitosh një zemër është më e rëndësishme se të fitosh një debat.
O Junus, mos i shkatërro urat që ke ndërtuar dhe ke kaluar mbi to, mund të të duhen të kthehesh një ditë.
O Junus, urreni gjithmonë gabimin, por mos urreni personin qe gabon.
O Junus, urreni me gjithë zemër mëkatin, por falni dhe kini mëshirë për mëkatarin.
O Junus, kritikoje thënien, por respektoje thënësin.
O Junus, roli ynë është të eliminojmë sëmundjen, jo të sëmurin.
Nëse tek ju vjen i hallexhiu, dëgjojeni ate.
Nese ju vjen kush kërkon falje, faleni atë.
Nese ju kerkon nevojtari, ndihmoje.
Edhe nëse te ndodhë që një ditë të korrësh gjemba, bëhu ti mbjellës lulesh.

Nga arabishtja: Hoxhë Korab Hajraj