Ruaje shëndetin fizik, e atë shpirtëror!
Mos lejo mërzinë që vehjta jote ti bahet shërbëtor
Kurrë mos e lejo vehten të biesh në panik!
Me ndihmën e Allahut, ti mund çdo armik!
Në qelinë e dëshpërimit vehjta jote të mos hyjë!
Prangat e pesimizmit me durim t’i thyejë!
Kjo botë e jona asht mitër e viruseve shkatërrimtare,
Forcoje imunitetin tand, se për ty si jep pesë parë!
Ti vetum për konsum atyre u duhesh
Kur të shfrytëzojnë në kosh plehrash gjuhesh!
Besimi, kambngulja, largpamsia që duhet t’i kesh
Nëse u rrin gati si duhet, i pamposhtun do t’jesh!
Me besimin në Allah dhe kujdesin tand vehten vaksinoje
Me ndihmën e Allahut çdo të ligë shkatërroje
Me detyrat që Allahu me dashuri të ka ngarku
Ah, sa mirësi të ka dhënën, fort të ka nderu
Ato janë vitamina që kanë me të forcu.
Kujtesa ndaj Allahut, namazi, zekati
Besnik qëndroju, gjithmonë rriju gati
Agjërimi, haxhi, ihsani kudo në jetë
Të gjitha këto për ty janë mbrotje e shëndet.
Shëndet fizik mbi të gjitha shpirtëror
Shpërblimi nga Allahu mbi ato asht kurorë.
Porositë e Pejgamberit janë të pazëvendësueshme,
Edhe për shumë të tjerë janë të lakmushme.
E pse jo, ato janë balsam nga Allahu vetë
Aty secili njeri padyshim, vehtem mund me e gjetë
O njerëz! S’ka tjetër rrugë, veç te Zoti të kthehemi!
Te Ai vetum te Ai të gjithë do të prehemi!
E gjithë bota, sot për çudi në këmbë asht ngritë
Mbarë njerëzia gjithë andej asht habitë
Se ç’asht e vërteta, vetum Zoti mundet me e ditë
Me profkat e tyre gjithkund na kanë rrethu…
Duan të na mbajnë pre, që lehtë me na gllabëru
Si mund ti dorëzohemi pjellës s’mitrës mizorisë?
Ne duhet të jemi shembull i mbarë njerëzisë!
Në luftë kundra të ligës duhet të jemi sulmues
Për ne s’ka tjetër shteg…veç me qenë fitues!
Ne fare mirë e dimë se exhelin tonë askush në dorë se ka
Nga ne asht e kërkume ç’asht më mirë me ba!
Asnji mos të kursehet, por ndihmë të japin!
Dhe pa ngurim drejt të tjerëve ta shtrijnë hapin
Allahut i lutemi që mbarë njerëzinë ta ruj!
Njeni-tjetrin kurrë mos ta shohim si të huj
E keqja dhe e liga nuk kanë nënshtetësi
Në çdo vend, komb, ngjyrë e rracë mund të bijë
Allahu asht Ai që çdo gjë gja në dorë e ka
Të na mbrojë nga çdo e keqe i bajmë rixha
Tek dera e Tij kërkojmë kurrë pa u nda
Çdo derë mund të mbyllet para vehtes tonë
Por porta e Allahut qëndron hapë gjithmonë
Me mëshirën e Tij të gjithë i pranon
E ata që mendojnë se tjetër derë mund të gjejnë
Oh, sa rëndë gabojnë, vehten e gënjejnë!
O ti njeri që rrinë tu u rrapatosë
Mos humb kohë, kthehu te Allahu menjiherë vendos!
Autor: Burhan Fili








