Indi, 38 persona humbën jetën nga goditjet e rrufesë

Të paktën 38 persona e kanë humbur jetën si pasojë e goditjes së rrufesë në Indi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e policisë njoftuan se 38 persona humbën jetën në shtetet Rajasthan dhe Uttar Pradesh të Indisë për shkak të rrufesë që ra me stuhi.

Polici Anand Srivastava tha se 11 persona humbën jetën në një goditje të rrufesë derisa ishin duke bërë fotografi afër kalasë Amber në Rajasthan.

Srivastava theksoi se gjithashtu në provincë 9 tjerë humbën jetën dhe 20 u plagosën për shkak të rrufesë.

Bëhet e ditur se 18 persona humbën jetën në shtetin Uttar Pradesh ku kishte shira mosun dhe rrufe.

Zyrtarët shtetërorë njoftuan se familjarëve të të vrarëve dhe të plagosurve do t’u jepet kompensim si rezultat i goditjeve të rrufesë.

Departamenti Meteorologjik Indian ka paralajmëruar për më shumë goditje të rrufesë më 13-14 korrik.

Në Azinë Jugore shirat efektivë mosun mes qershorit dhe shtatorit shkaktojnë katastrofa të mëdha natyrore dhe aksidente çdo vit. Ndërsa rreth 2.000 persona vdesin çdo vit në Indi si rezultat i goditjeve të rrufesë. /aa