Indonezi, 11 nxënës mbyten gjatë një aksioni të pastrimit të lumit

Në provincën indoneziane Java Perëndimore, 11 nxënës që morën pjesë në pastrimin një lumi u mbytën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët lokalë thanë se 150 nxënës të shkollave të mesme dje morën pjesë në pastrimin e lumit Cileueur.

Në një moment, 21 nxënës ranë në ujë, 11 prej të cilëve u mbytën dhe dhjetë u nxorën nga uji dhe u dërguan në spital me përpjekjet e njerëzve në afërsi dhe ekipeve të shpëtimit.

Shefi i Zyrës së Kërkimit dhe Shpëtimit të Bandung Deden Ridwansyah tha se moti ishte i mirë dhe nuk kishte rrezik nga përmbytja ditën e incidentit.

Ai vuri në dukje se ata nuk arritën të shpëtonin fëmijët që ranë në ujë sepse po mbaheshin për dore.

Java Perëndimore është një nga 34 provincat e Indonezisë. Provinca është e vendosur në ishullin Java në Indonezinë qendrore. /aa