Iniciativa për shfuqizimin e ligjit për Specialen i shkon Qeverisë

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka njoftuar se kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që iniciativa për shfuqizimin e ligjit për dhomat e specializuara t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës.

“Kësaj radhe kryesia e kishte kuorumin dhe morëm vendim që nisma t’i shkojë për shqyrtim të Qeverisë së Kosovës. Pra kemi një avancim të kësaj nisme. Mendoj që njëri nga anëtarët dalloi nga vendimmarrja e për këtë duhet ta pyesni Xhavit Halitin. Ka shkuar siç është kërkuar kjo nisme. Topi tani është në dorën e Qeverisë se çka mendon për shfuqizimin”, tha ai.