Instalimi i Call of Duty: Modern Warfare III kërkon hapësirë marramendëse

Për një instalim të plotë loja kërkon 213GB hapësirë të lirë në disk. Një sasi e tillë konsiderohet e madhe edhe për njl disk 2TB, jo më për modelet 1TB.

Call of Duty: Modern Warfare III do të jetë seria më e “rëndë” e Call of Duty për PC kur të debutojë më 10 Nëntor.

Për një instalim të plotë loja kërkon 213GB hapësirë të lirë në disk. Një sasi e tillë konsiderohet e madhe edhe për një disk 2TB, jo më për modelet 1TB.

Për fatin e mirë çmimet e SSD-ve aktualisht kanë rënë ndërsa modele 2TB mund ti gjeni edhe për 100 dollarë. Megjithatë lojërat moderne po kapërcejnë disa kufij deri në absurditet sa i përket kërkesave të harduerit.

Teknikisht, skedarët e lojës duhet të zënë 149GB të dhëna, një numër që reduktohet në 78GB nëse keni të para-instaluar COD HQ dhe Warzone.

Për një instalim të plotë duhet 213GB. Përtej kërkesave për hapësirë, loja do të vërë në provë procesorin dhe kartën tuaj grafike, veçanërisht në hapësira të mëdha fushë beteje.

Loja ofron mbështetje për AMD FSR2 dhe Nvidia DLSS3 për të adresuar shqetësimet e performancës së kartave grafike. /GameWorld Albanian