Intel akuzon AMD se ka mashtruar përdoruesit me procesorët e fundit

AMD prezantoi skemën e re të emërtimit të procesorëve ryzën 7000 vitin e kaluar ku shifra e parë i referohet vitit ë modelit, e dyta i referohet segmentit, dhe e treta i referohet arkitekturës.

Intel akuzoi AMD se ka shitur “gjysmë të vërteta” konsumatorëve duke përdorur arkitekturën Zen 2 në disa prej procesorëve më të fundit Ryzen 7000 për platformat mobile.

Në një prezantim që tashmë është fshirë, Intel përqendrohet tek procesori mobil AMD Ryzen 5 7520U i cili është manipulativ në emërtim.

AMD prezantoi skemën e re të emërtimit të procesorëve ryzën 7000 vitin e kaluar ku shifra e parë i referohet vitit ë modelit, e dyta i referohet segmentit, dhe e treta i referohet arkitekturës.

Në pamje të parë Ryzen 5 7520U duke si një procesor i segmentit të mesëm me arkitekturën e më të fundit. Por Ryzen 5 7250U në të vërtetë është një procesor i bazuar në arkitekturën e vjetër Zen 2 të AMD dhe jo të fundit Zen 4.

“Ryzen 5 7520U është ndërtuar mbi arkitekturën e vjetër Zen 2 lançuar në 2019-ën,” thekson Intel në prezantim. “Arkitektura e vjetër e AMD është mbajtur e fshehtë.”

Intel thotë se skema e emërtimit të procesorëve nga AMD është mashtrim. Prezantimi i Intel është një goditje ndaj AMD që nuk e kemi parë prej vitesh por është e vështirë të argumentohet kundër saj ndërsa ato që Intel thotë janë të vërteta.

Skema e re e procesorëve AMD është ndërtuar e atillë që të mashtrojë konsumatorët duke i bërë të mendojnë se do të marrin procesorët më të fundit por pa kuptuar çfarë numri 2 nënkupton në modelin 7520U.

Një teknikë të ngjashme ka ndjekur edhe Intel në 2021 kur prezantoi Core i9-11900K i cili kishte 8 bërthama dhe jo 10 si paraardhësi 10900K. Madje Intel përdori një skemë emërtimi të arkitekturave si 14nm, 14nm+ dhe 14nm++ për ti bërë të mendojnë njerëzit se po marrin diçka të re por në fakt ishte ribrandim i një arkitekture të vjetër.

Goditja e Intel ndaj AMD vjen pak javë pasi kompania lançoi gjeneratën e 14-të të procesorëve të cilët nuk janë asgjë më tepër sesa procesorë të gjeneratës së 13-të me frekuencë pak më të lartë.