Inter – Juventus: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim për finalen e Superkupës së Italisë

Interi dhe Juventusi do të luajnë sot (e mërkurë) mes vete në ndeshjen finale të Superkupës së Italisë.

Dy rivalët e mëdhenj italian do të ndeshen mes vete për trofeun e parë të vitit 2022, pasi do të ndeshen në finalen e madhe të Superkupës së Italisë, ku luan fituesi i Scudettos dhe fituesi i Coppa Italia.

Vendi: Stadio Giuseppe Meazza (San Siro)

Koha: 21:00

Lajme rreth ekipeve

Inter

Matteo Darmian do të startojë si titullar pas rikuperimit nga një dëmtim në javët e fundit të vitit 2021.

Hakan Calhanoglu ka vuajtur pezullimin me një ndeshje dhe do të rikthehet në mesfushën e Nerazzurrëve.

Juventus

Sezoni i Federico Chiesas përfundoi para kohe pasi një dëmtim të ligamentit ACL në gjurin e tij të majtë në ndeshjen e fundit ndaj Romës.

Giorgio Chiellini do të startojë në mbrojtje së bashku me Daniele Rugani, ndërsa Matthijs de Ligt dhe Juan Cuadrado janë të suspenduar.

Analizë

Edicioni i 34-të i Superkupës së Italisë, i planifikuar për të mërkurën, do të jetë gjithashtu hera e dytë që Interi dhe Juventusi përballen me njëri-tjetrin në këtë turne.

Interi është në formë të shkëlqyer dhe do të dëshirojë të sigurojë trofeun e parë nën drejtimin e trajnerit Simone Inzaghit.

Juventusi bëri një rikthim epik në një triler të çmendur me shtatë gola kundër Romës në fundjavë dhe ka humbur vetëm një herë nga 12 ndeshjet e fundit në të gjitha garat kundër Interit.

Në letër, Nerazzurrët janë favorit për të fituar dhe do të kenë avantazhin vendas, por nuk mund të mënjanohet kurrë Zonja e Vjetër në një ndeshje të vetme.

Duke marrë parasysh ekuilibrin mes të dyja ekipeve kur u takuan në San Siro pak muaj më parë, një barazim pas 90 minutash është një skenar real dhe ndeshja parashikohet të shkojë në vazhdime.

Formacionet e mundshme

Inter: Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Martinez, Dzeko;

Juventus: Sczcesny; De Sciglio, Rugani, Chiellini, Pellegrini; Bernardeschi, McKennie, Locatelli, Rabiot; Dybala, Morata;

Parashikimi: Inter 1-1 Juventus