Inter pas Kessie, mund të përfshihet Brozovic

E ardhmja e Franck Kessie vijon të mbetet në pikëpyetje. Mesfushori ka parë shumë pak minuta këtë sezon me Barcelonën, ndërsa pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në stol.

Në një situatë të tillë dhe me Inter që prej kohësh ka shfaqur interes për 26-vjeçarin, me shumë mundësi në verë Kessie do të ndryshojë ambient.

Barça do ta lejonte largimin e Kessie në drejtim të “zikaltërve” vetëm në rast se klubi italian do i japë Brozovic në shkëmbim, ndërsa duhet theksuar se interes për lojtarin e Barçës kanë shfaqur edhe klube nga Premier League dhe sigurisht katalanasit do kërkojnë të marrin maksimumin.