Interesimi i mediave turke për protestat e vitit 1981

Sot bëhen 40 vjet nga organizimi i demonstratës studentore, e cila është protesta e parë që u shtyp me dhunë nga policia dhe ushtria jugosllave.

Më 4 mars 1981, studentët e Kosovës organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre dhe kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizuar nga studentët më datën 11 mars 1981.

Ne mesin e shume medieve boterore qe u interesuan per keto ngjarje, ishin edhe mediet nga Turqia.

Qendrimi i Shqiperise pro Turqise ne konfliktin e Qipros me 1974, ishte njera nga arsyejet pse grupet ilegale te shqiptareve ne kete kohe, gjeten hapesire per veprim ne Republiken e Turqise, rrjedhimisht edhe shtypi ne Turqi u dha jehone ketyre ngjarjeve.

Shumica e artikujve qe botoheshin ne Shqiperi per keto ngjarje, te gazeta “Zeri i popullit”, perktheheshin ne gjuhen turke dhe botoheshin atje.

Per kete arye, sipas disa dokumenteve arkivore ne muajin janar te vitit 1982, Kosoven e kishte vizituar redaktori per politik te jashtme i gazetes se njohur turke “Milijet”, Ozer Yelce.