Interi arrin marrëveshje me Xhekon

Edin Xheko

Përforcimi i parë i skuadrës së Interit në repartin e sulmit do të jetë boshnjaku Edin Xheko.

“Calciomercato” ka raportuar të hënën se Interi ka arritur marrëveshje personale me Xhekon dhe i ka ofruar Romës për kartonin e tij rreth katër milionë euro. Xheko është pajtuar me kontratë dyvjeçare tek Interi, dhe një pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh.

Xheko tek Interi, do ta zëvendësojë Romelu Lukakun, i cili është pothuajse i Chelseat.

Xheko 35-vjeçar ka kontratë me Romën deri në vitin tjetër, kurse luan në Serie A prej vitit 2016 kur u transferua nga Manchester City. Sezonin e fundit, Xheko shënoi 13 gola në 38 paraqitje për Romën. /koha