Interi bindës ndaj Sampdorias

Interi ka marrë një fitore ndaj Sampdorias.
‘Nerazzurrët’ fituan bindshëm 3:0 në shtëpi ndaj Sampdorias.

Në një ndeshje ku Interi dominoi, plotësisht dhe shënoi tri gola.

Stefan de Vrij hapi ndeshjen pasi shënoi në minutën e 21`, për t`i dhënë epërsinë vendasve.

Në minutën e 44` ishte Nicolo Barella që realizoi dhe dyfishoi shifrat.

Pjesa e parë pavarësisht rasteve të tjera u mbyll 2:0 në favor të Interit.

Edhe në 45 minutat e tjerë skuadër më e mirë padyshim ishin të përzgjedhurit e Simone Inzaghit.

Në minutën e 73` arritën të realizojnë sërish, këtë herë me Joaquin Correan i cili shënoi një gol të bukur.

Me këtë fitore Interi shkon në 24 pikë në vendin e pestë, kurse Sampdoria thellohet edhe më shumë në vendin e 18 më vetëm gjashtë pikë.