Interi mposht Parisin në Japoni

Skuadra e Interit ka shënuar fitore me rikthim të rezultatit ndaj Paris Saint-Germainit në ndeshjen miqësore të zhvilluar të martën. Dueli i luajtur në Japoni në kuadër të turneut parasezonal, ka përfunduar me triumfin e Interit me rezultatin 2:1. Parisi e dominoi ndeshjen dhe zhbllokoi rezultatin në pjesën e dytë, pasi pjesa e parë përfundoi pa gola.

Mesfushori Vitinha shënoi në minutën e 63-të pas asistimit të Carlos Solerit për epërsinë e ekipit francez.

Megjithatë, Interi u rikthye në dhjetë minutat e fundit, duke shënuar dy herë për ta fituar ndeshjen.

Fillimisht, rezervisti Sebastian Esposito barazoi shifrat në minutën e 81-të, ndërsa dy minuta më vonë, Stefano Sensi shënoi për rezultatin përfundimtar të takimit.