Ballina Sport Futboll Interi pëson nga Brugge

Interi pëson nga Brugge

Club Brugge i Belgjikës ka shkaktuar njërën nga befasitë më të mëdha të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Brugge triumfoi në udhëtim ndaj Interit 4:3 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Champions.

Për Bruggen, kjo është fitorja e parë në fazën e ligës kurse Interi regjistroi humbjen e dytë.

Nicolo Tresoldi realizoi “hat-trick” kurse një gol tjetër e realizoi Romeo Vermant për Bruggen kurse për Interin realizuan Lautaro Martinez dy herë dhe Bonny një herë.